• e hënë, 23 dhjetor 2024

AUV: Tek operatorët e ushqimit në Shkup u konstatuan mospërputhje, kontrollet e jashtëzakonshme vazhdojnë 

AUV: Tek operatorët e ushqimit në Shkup u konstatuan mospërputhje, kontrollet e jashtëzakonshme vazhdojnë 

Shkup, 26 gusht 2024 (MIA) - Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) paralajmëron se do të vazhdojnë kontrollet e jashtëzakonshme inspektuese në Shkup, pasi javën e kaluar te disa operatorë me ushqim u konstatuan mospërputhje sa i përket higjienës dhe nxjerrjes në qarkullim të produkteve të pasigurta.

 Në të njëjtën kohë, thekson AUV-ja, kontrollet e rregullta kryhen në përputhje me Planin Vjetor. 

Javën e kaluar u zbatuan kontrolle të përforcuara në kryeqytet si destinacion i shpeshtë turistik. Kontrollet u zbatuan tek operatorët me ushqim, përfshirë Bit Pazarin, Rrugën e Plastikave dhe Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Aty janë kryer kontrolle te 62 operatorë - bar-kafe, restorante, bujtina, dyqane sanduiçësh, furra buke, pastiçeri, burektore, qebaptore, mishtore dhe çajtore e të tjera.

 Kontrollet e jashtëzakonshme në Shkup janë kryer javën e kaluar te operatorët që merren me tregtinë e produkteve dhe materialeve që vijnë në kontakt me ushqimin. Mbikëqyrjet janë kryer te dhjetëra operatorë dhe një magazinë për këtë kategori produktesh. Me kontrollet janë gjetur operatorë me aktivitet të paregjistruar dhe është urdhëruar regjistrimi i tyre.

 Sipas Agjencisë, do të vazhdojnë edhe inspektimet e tregjeve të gjelbra në Shkup.

 Në 6 muajt e parë të vitit në qarkullimin e brendshëm janë kryer 24.335 kontrolle inspektuese. Janë shqiptuar gjithsej 2.433 masa kontrolli. Janë shkatërruar 36,7 tonë dhe 13.654 litra ushqim i pasigurtë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR