• e hënë, 23 dhjetor 2024

Australia siguron 10 milionë dollarë shtesë ndihmë humanitare për Gazën

Australia siguron 10 milionë dollarë shtesë  ndihmë humanitare për Gazën

 Melburn, 23 shtator 2024 (MIA) - Australia ka ndarë 82.5 milionë dollarë që nga fillimi i luftës në Gazë, ndërsa qeveria ka paralajmëruar se do të sigurojë 10 milionë dollarë australianë shtesë (6.8 milionë dollarë amerikanë) ndihmë humanitare për Gazën.

 Ministrja australiane e Punëve të Jashtme Peni Uong tha se financimi do të mundësonte "ndihmë për shpëtimin e jetës, me fokus tek gratë dhe vajzat" përmes agjencive të Kombeve të Bashkuara UNICEF dhe UNFPA.

 "Mbështetja e Australisë do të ndihmojë në zgjidhjen e situatës së vështirë humanitare duke ofruar ushqime dhe produkte bazë higjienike dhe shëndetësore", tha Uong.

 Sipas saj, ndihma humanitare e shpejtë, e sigurt dhe e papenguar duhet të arrijë deri te civilët, ndërsa punonjësit humanitarë duhet të mbrohen për t'u mundësuar atyre të shpëtojnë jetë.

 "Vazhdojmë të bëjmë presion për një armëpushim, mbrojtjen e civilëve dhe lirimin e pengjeve", tha ajo.

Ministri i Zhvillimit Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Paqësorit Pat Konroj e vlerësoi situatën në Rripin e Gazës si "katastrofike".

 "Civilët nuk duhet të detyrohen të paguajnë çmimin për veprat e tmerrshme të të tjerëve", tha ai.

Kanberra ka ndarë 82.5 milionë dollarë ndihmë humanitare që nga fillimi i luftës në Gazë.

 Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR