• e enjte, 27 qershor 2024

Athina pret vazhdim të dialogut me Turqinë në prag të takimit të nesërm Micotakis-Erdogan në Nju-Jork

Athina pret vazhdim të dialogut me Turqinë në prag të takimit të nesërm Micotakis-Erdogan në Nju-Jork

Athinë, 19 shtator 2023 (MIA) - Ne besojmë në diaolg, besojmë në këtë klimë të dialogut që kultivohet, tha zëshënësi i Qeverisë greke Pavlos Marinakis në brifingun e rregullt në lidhje me takimin e nesërm të kryeministrit të Greqisë, Kirjakos Micotakis me presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.  

Micotakisi dhe Erdogani do të takohen në Nju-Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që do të jetë takimi i tyre i dytë në një periudhë prej dy muajsh, ndërsa Micotakisi komentoi se është i "rëdësishëm, si edhe të gjitha takimet dypalëshe të kryeministrit grek me presidentin turk". 

Sqaroi se bisedimet do të lëvizin në drejtim të asaj që ishte rënë dakord në takimin e parë, për tre nivelet për të cilat ranë dakord, por do të përcaktohen hapat e ardhshëm. 

"Greqia beson në dialog, beson në zgjidhjen e dallimit të vetëm që na ndan me Turqinë, gjithsesi ende nuk kemi arritur deri në atë, por teoretikisht ky është qëllimi. Dialogu do të përparojë edhe në të gjitha nivelet", tha Marinakisi. 

 Paralelisht, e përsëriri atë që e tha Micotakisi në konferencën për shtyp në Panairin Ndërkombëtar në Selanik të dielën se Greqia nuk do të bëjë kurrfarë lëshimesh nga pozicioni i saj dhe asnjëherë nuk do të bisedojë për çështje lidhur me sovranitetin dhe me statusin e ishujve grekë.

Takimi i kryeministrit grek dhe presidentit rurk fillimisht ishte caktuar për më 18 shtator, megjithatë për shkak të përmbytjeve në Greqi, Micotakisi e ndryshoi programin edhe për në Nju-Jork do të udhëtojë sot, dy ditë më vonë nga nga e planifikuara, ndërsa me Erdoganin do të takohet nesër në mëngjes, sipas kohës lokale.  

 

QËNDRONI TË LIDHUR