• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

ATEMV: Në vitin 2024 onlajn janë shpenzuar 709 milionë euro, që është rritje vjetore prej 9,3 për qind

ATEMV: Në vitin 2024 onlajn janë shpenzuar 709 milionë euro, që është rritje vjetore prej 9,3 për qind

Shkup, 1 prill 2025 (MIA) - Vlera e gjithsej transaksioneve onlajn në vitin 2024 të bëra ndaj e-tregtarëve vendas dhe të huaj, si dhe nga poseduesit e kartelave të huaja ndaj e-tregtarëve të Maqedonisë, arriti në 43,629 miliardë denarë ose 709,4 milionë euro, që është një rritje prej 9,3 për qind krahasuar me 2023. Në të njëjtën kohë, numri i totalit të transaksioneve onlajn është 21,6 milionë, ose 11.4 për qind më shumë se në vitin 2023, sipas Asociacionit për e-tregti (ATEMV).

Siç theksojnë, vlera mesatare e transaksioneve të realizuara onlajn në vitin 2024 është pothuajse 33 euro, që është për 0,7 euro më pak se në vitin 2023. Në të njëjtën kohë, ndaj e-tregtarëve të Maqedonisë nga poseduesit e shërbimeve pagesore vendase dhe të huaj janë bërë 26,136 miliardë denarë ose 425 milionë euro, që paraqet 60 për qind të vlerës totale të transaksioneve onlajn. Pjesa e mbetur prej 40 për qind e vlerës totale të transaksioneve onlajn është bërë nga qytetarët e Maqedonisë jashtë vendit.

Sa i përket strukturës së numrit të transaksioneve onlajn të kryera sipas origjinës së kartelës dhe vendit të transaksionit ndaj e-tregtarëve të Maqedonisë, shtetasit e Maqedonisë dhe të huajt kanë bërë gati 66 për qind të transaksioneve me kartelat e tyre, ndërsa shtetasit e Maqedonisë jashtë vedit kanë bërë 34 për qind të transaksionev.

Në vitin 2024, sipas të dhënave të Bankës Popullore, janë gjithsej 1.666 tregtarë me pika shitje virtuale, por pikat e shitjes elektronike aktive janë 1.312, përkatësisht 15 më shumë se vitin e kaluar (veprim aktiv nënkupton kryerjen e të paktën një transaksioni në pikën e shitjes së tregtarit gjatë vitit kalendarik për të cilin raportohet).

"Vlera dhe numri i transaksioneve onlajn edhe në vitin 2024 shënoi rritje. Viti i kaluar shënoi edhe përmirësimin e ofertës, përkatësisht një ofertë më të pasur dhe promovime joshëse nga e-tregtarët vendas, si dhe një rritje të ofertës për blerësit vendas nga e-tregtarët ndërkombëtarë si Temu, ku opsioni i vetëm i pagesës është pagesa me kartë. Efektet në rritje mbeten të shihen përmes të dhënave për tremujorin e parë të këtij viti dhe sigurisht që qytetarët do të ndryshojnë zakonet e tyre dhe kjo do të ndikojë në aftësitë për blerje onlajn të cilat evoluojnë, tha kryetarja e Asociacionit për tregti elektronike, Nina Angelovska Stankov.

Hapja e ofertës ndërkombëtare, theksoi, në anën tjetër ka vënë në pah edhe më shumë sfidën kryesore për ofertuesit elektronikë vendorë, përkatësisht sfidat me shpërndarjen.

 

"Këtë vit presim që ky sektor shoqërues dhe kyç të përparojë siç rritet blerja onlajn dhe pritjet e klientëve, si dhe pagesave. Asociacioni për e-tregti edhe vitin e kaluar  me aktivitetet e saj, kontribuoi në zgjerimin dhe forcimin e ofertës në e-tregti, përmirësimin e aftësive digjitale, uljen e ekonomisë gri dhe forcimin e besimit në blerjet onlajn. Nëpërmjet aktiviteteve si regjistri i e-tregti, distinktivi për e-tregtar të verifikuar dhe fushata informative dhe edukative për opinionin ndikojmë në informim më të madh, ndërgjegjësim dhe vetëmbrojtje të qytetarëve, duke kontribuar në avancimin e anës së kërkesës", theksoi Angelovska Stankov.

Asociacioni për e-tregti përditësoi së fundmi regjistrin e e-tregtarëve, i cili është një regjistër i vetëm i pikave të shitjes onlajn që po përditësohet në bashkëpunim me pesë bankat që ofrojnë përpunimin e transaksioneve elektronike. Regjistri përmban gjithashtu kategorizim, që do të thotë se të gjithë tregtarët aktivë elektronikë mund të shikohen dhe mund të kërkohen. ls/

Foto: ATEMV

 

QËNDRONI TË LIDHUR