• e enjte, 16 maj 2024

AstraZeneka i tërheq vaksinat e saj kundër koronavirusit nga tregu në mbarë botën

AstraZeneka i tërheq vaksinat e saj kundër koronavirusit nga tregu në mbarë botën

Kembrixh, 8 maj 2024 (MIA) - AstraZeneka ka njoftuar se ka inicuar tërheqje të vaksinave për Kovid-19 në mbarë botën, për shkak të "vaksinave të tepërta të disponueshme të përditësuara" nga pandemia.

Komunikata vjen pasi që kompana farmaceutike e ka tërhequr vullnetarisht miratimin për qasjen e ilaçit në tregun në Bashkimin Evropian në mars.

Agjencia evropiane për ilaçe (EMA) ka njoftuar se vaksina më nuk është e lejuar për përdorim. Në komunikatën për shtyp, AstraZeneka thotë se vendimi është marrë për shkak se tani ka numër të madh vaksina të reja të aksesueshme, të cilët janë aftësuar në variantet e reja të koronavirusit. Kjo ka sjellë deri në rënie të kërkesës për vaksinën e Astrazenekës, e cila as nuk prodhohet më as nuk porositet. mb/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR