• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

ASH: Takimi Mickoski-Filipçe është vetëm një shpërfaqje e projektit "Maqedonia përsëri e jotja"

ASH: Takimi Mickoski-Filipçe është vetëm një shpërfaqje e projektit

Shkup, 3 prill 2025 (MIA)- Takimi i sotëm mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderit pro forma të opozitës së kontrolluar maqedonase, Venko Filipçe është vetëm një shpërfaqje e projektit "Maqedonia përsëri e jotja" e sponzorizuar nga oligarkia maqedonase dhe nga "sërpski svet".

Se çfarë do të flasin Mickoski dhe Filipçe është e ditur. Ky i fundit bashkë me të gjithë miqtw e tij do të shpëtojnë nga çdo përgjegjësi ligjore për bëmat e tyre, ndërsa të dy bashkë do të projektojnë sistemin e ri që do të vazhdojë të godet shqiptarët, të deshqiptarizojë shtetin, të përndjek shqiptarët dhe të forcojë regjimin monoetnik.

Pyesim koalicionin e partive shqiptare VLEN, që pa legjitimitet rijnë në Qeverinë ku si përfill askush, çfarë duhet të ndodh më shumë që të kthjellen, të reflektojnë dhe të refuzojnë rolin e vasalëve që për këto 9 muaj ju ka kushtuar shumë shtrenjtë shqiptarëve.

Aleanca për Shqiptarët

__________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR