• e hënë, 23 dhjetor 2024

ASh propozon kandidatë të rinj në pozitat e ministrave Mexhiti dhe Aliu

ASh propozon kandidatë të rinj në pozitat e ministrave Mexhiti dhe Aliu

Shkup, 7 shkurt 2024 (MIA) - Aleanca për Shqiptarët pasdite përmes një kumtese për mediat publikoi se ka vendosur të propozojë kandidatë të rinj për ministra të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në vend të Fatmir Mexhitit dhe Azil Aliut, të cilët si kuadër e ASh-së u bënë anëtarë të Qeverisë.

"Në bazë të statutit të partisë, neni 152,  154, 156 dhe neni 84, Këshilli drejtues i Aleancës për Shqiptarët me 5 vota nga 7 në mënyre unanime vendosi:

- Për Ministër të Shëndetësisë propozohet mjeku i mirënjohur z.Ilir Demiri, drejtor aktual i Spitalit Klinik - Tetovë.

 - Për ministër të Shoqërisë informatike dhe për Administrat propozohet z.Naim Bajrami, Magjistër i Shkencave politike, theksohet në kumtesën e ASh-së.  sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR