• e shtunë, 29 qershor 2024

Arteta: Klopi e bëri Premier Ligën dhe çdo trajner e përmirësoi

Arteta: Klopi e bëri Premier Ligën dhe çdo trajner e përmirësoi

Londër, 30 janar 2024 (MIA) - Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë fjalë të mira për kontributin e homologut të tij të Liverpulit, Jurgen Klop për zhvillimin e Premier Ligës.

 "Klopi e bëri këtë ligë shumë më të mirë. Mbi të gjitha, ai është një person me karakter dhe karizëm. Ka kontribuar shumë për ligën dhe më pëlqen mënyra se si e ka bërë atë. Mund të shihni se sa emocione ka vënë në të - ai meriton falënderime dhe respekt. Klopi e bëri ligën dhe çdo trajner e përmirësoi. Të gjithë jetën tonë ia kushtojmë kësaj pune dhe bëjmë shumë përpjekje. Kjo kërkon përpjekje ekstreme", tha trajneri i Arsenalit.

 Eksperti gjerman Jurgen Klopi ka vendosur të largohet nga Liverpuli në fund të sezonit 2023/24.

 Në mediat e tjeshme pati spekulime se edhe Arteta do të largohet nga Arsenali, por ai i përgënjeshtroi.

 

QËNDRONI TË LIDHUR