• e hënë, 01 korrik 2024

Arteta: Arsenali kundër Lutonit tregoi cilësi kur ishte më se e nevojshme

Arteta: Arsenali kundër Lutonit tregoi cilësi kur ishte më se e nevojshme

Londër, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta i tregoi përshtypjet e veta pas fitores së djeshme ndaj Lutonit në ndeshjen e xhiros së 15-të të kampionatit anglez në futboll.

"Topxhinjtë" në terren mysafir fituan me 4:3, golin fitues e shënuan në minutën e shtatë të kohës shtesë nga arbitri.

"E dimë se këtu do të ketë betejë të madhe. Arsenali e vështirësoi detyrën me golat e marrë. Fryma e ekipit, mënyra në të cilën luftuam, i treguam cilësitë tona më të mira në çastet e vërteta dhe nuk dorëzohemi. Këtë e treguam edhe sot dhe arritëm fitore. Ndonjëherë duhet t'i jepni mirënjohje kundërshtarit. Kompliment i madh për Lutonin, ishte një ndehsje e vështirë. Sot me të vërtetë jam trajner i lumtur", deklaroi Arteta për Bi-Bi-Si.

Në rendin e Premier ligës, Arsenali është lider me 36 pikë, Liverpuli ka 31, Mançester siti 30. Lutoni është në vendin e 17-të me 9 pikë. ab/

Во поредокот во Премиер лигата, Арсенал е лидер со 36 бодови, Ливерпул има 31, Манчестер сити 30. Лутон е на 17. место со 9 бода. зс/

Foto: EPА

QËNDRONI TË LIDHUR