Arsenali pa Merinon një periudhë më të gjatë
- Sulmuesi i Arsenalit, Mikel Merino do t'i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik për shkak të lëndimit në këmbë, njoftoi klubi londinez.
- Post By Besnik Shuki
- 11:05, 2 shkurt, 2026
Londër, 2 shkurt 2026 (MIA) - Sulmuesi i Arsenalit, Mikel Merino do t'i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik për shkak të lëndimit në këmbë, njoftoi klubi londinez.
Spanjolli 29-vjeçar u lëndua në ndeshjen e xhiros së 23-të në Premier Ligë kundër Mançester Junajted më 25 janar, të cilën mysafirët nga Mançesteri e fituan me rezultatin (2:3)
"Merinos i diagnostikua lëndim në këmbën e djathtë. Ai do t'i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik gjatë ditëve të ardhshme, pas çka do të fillojë programin për rehabilitim. Pritet mungesë e gjatë", thuhet në kumtesën e Arsenalit.
Në sezonin 2025/26, Merino ka luajtur në 33 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar gjashtë gola dhe tre asiste. bsh/
Foto: EPA