Belingem jashtë fushave rreth një muaj
- Mesfushorit të Real Madridit, Xhud Belingem iu diagnostikua dëmtim të tendinit në këmbën e majtë, njoftoi pres shërbimi i klubit madrilen.
- Post By Besnik Shuki
- 09:13, 2 shkurt, 2026
Madrid, 2 shkurt 2026 (MIA) - Mesfushorit të Real Madridit, Xhud Belingem iu diagnostikua dëmtim të tendinit në këmbën e majtë, njoftoi pres shërbimi i klubit madrilen.
Sipas gazetarit të kanalit "El Çiringito", Hoze Luis Sançez, rikuperimi i anglezit 22-vjeçar do të zgjat rreth një muaj.
Belingem u lëndua në ndeshjen kundër Rajo Valekanos në xhiron e 22-të të La Ligës, ku Reali fitoi me rezultatin 2:1 me gol nga penaltia në kohën shtesë. Belingem në këtë ndeshje u zëvendësua në minutën e 10-të. bsh/
Foto: EPA