Arsenali është i interesuar për Tonalin
- Lideri i Premier Ligës, Arsenali, është i interesuar t'i forcojnë radhët e tyre me mesfushorin e Njukasëll, Sandro Tonali, raportoi sot gazetari Florian Pletenberg.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:20, 2 shkurt, 2026
Londër, 2 shkurt 2026 (MIA) - Lideri i Premier Ligës, Arsenali, është i interesuar t'i forcojnë radhët e tyre me mesfushorin e Njukasëll, Sandro Tonali, raportoi sot gazetari Florian Pletenberg.
I njëjti burim pohon se klubi londinez në mënyrë të papritur i ka intensifikuar negociatat për transferimin e futbollistit 25-vjeçar italian, pasi oferta fillestare për Njukasëll u refuzua.
Tonali ka qenë në Njukasëll që nga vera e vitit 2023. Këtë sezon ai ka 35 paraqitje në të gjitha ndeshjet dhe pesë asistime.
Vlera e Tonalit në tregun e transferimeve vlerësohet në 75 milionë euro.
Foto: EPA