• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arrestohet personi nga Reçica e Vogël, i cili ka vendosur flamurin e Shqipërisë në manastir në Kodrën e Diellit

Arrestohet personi nga Reçica e Vogël, i cili ka vendosur flamurin e Shqipërisë në manastir në Kodrën e Diellit

Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të SPB Tetovë gjatë mbrëmjes së kaluar rreth orës 23:30 minuta, pas ndërmarrjes së masave operative, e ka identifikuar dhe e kanë privuar nga liria 33 vjeçarin J.A. nga Reçica e Vogël-Tetovë.

"Ai dyshohet se mbrmë nga direku u manastirit 'Shën Naum Çudibërësi' në Kodër të Diellit, derisa askush nuk ka qenë i pranishëm në objektin fetar, e ka larguar flamurin kishtar të KOM-Kryepeshkopata e Ohrit dhe në vend të tij e ka vendosur flamurin e Republikës së Shqipërisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër J.A., i cili gjatë largimit të flamurit ka qenë edhe me një person tjetër i cili është në kërkim, do të parashtrohet kallëzim përkatës", thuhet në kumtesën e MPB-së. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR