• e mërkurë, 04 shtator 2024

Arrestohet një person 60-të vjeçar për zjarrvënie

Arrestohet një person 60-të vjeçar për zjarrvënie

Shkup, 3 shtator 2024 (MIA) - Në ora 11:25 minuta në f.Krushopek-Shkup, nëpunës policorë të uniformuar të NJPB Gjorçe Petrov pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria M.H. (60) nga f. Krushopek, për shkak të djegies së kashtës në arën e tij dhe me këtë rast ka shkaktuar zjarr i cili ka përfshirë një siprfaqe më të madhe, informojnë pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga ana e Brigadës për Mbrojtje kundër Zjarreve Shkup zjarri është shuar, kurse persona të lënduar nuk ka.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR