• e diel, 06 tetor 2024

Arrestohet kontrabanduesi nga Serbia, në automjetin e tij janë gjetur dhjetë migrantë

Arrestohet kontrabanduesi nga Serbia, në automjetin e tij janë gjetur dhjetë migrantë

Shkup, 10 korrik 2023 (MIA) - Një serb 29-vjeçar, i cili transportonte emigrantë nga Siria, dje është arrestuar nga policia në atarin e fshatit Përdejcë. 

"Dje rreth orës 12:30 minuta në afërsi të fshatit Përdejci nga ana e nëpunësve policorë të Stacionit Policor Bogorodicë pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare “Jug” nga liria është privuar L.D. (29) nga Republika e Serbisë. Ai është kapur në rrugën rajonale Negorci-Përdejci me automjetin “audi A6” me tabela të regjistrimit të Serbisë se si ka transportuar persona migrantë nga Siria", informojnë sot nga MPB. 

Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor Gjevgjeli. Për rastin në fjalë është informuar Prokurori Publik, kurse pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR