Arrestohet i arratisuri nga burgu, vuan dënimin me burg prej dy vjet e nëntë muaj
- Banori 23-vjeçar i Kërçovës është dërguar në Institucionin ndëshkues-korrektues Burgu Idrizovë për vuajtje të dënimit.
- Post By Fami Bajrami
- 11:43, 29 maj, 2024

Shkup, 29 maj 2024 (MIA) - Banori 23-vjeçar i Kërçovës është dërguar në Institucionin ndëshkues-korrektues Burgu Idrizovë për vuajtje të dënimit.
"Me datë 28.05.2024 në ora 02:20 në Kërçovë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Kërçovë kanë ndaluar personin A.A. (23) nga Kërçova. Ai kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore Kërçovë për arratisje nga Institucioni ndëshkues-korrektues Burgu Idrizovë, ku vuante dënimin me burg prej dy vjet e nëntë muaj për veprat penale “grabitje” dhe “vjedhje”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme. rq/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s