Arrestohet hajduti pas urdhërarresteve të shpallura për vuajtjen e dënimit me burg
- Nga MPB-ja njoftojnë se sot, rreth orës 13:00 në rr. “Xhon Kenedi” në Shkup, nëpunës policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor-Seksioni i Hetimeve e kanë privuar nga liria H.K. (52) nga Shkupi.
- Post By Qefsere Abduli
- 16:01, 5 tetor, 2023

Shkup, 5 tetor 2023 (MIA) - Nga MPB-ja njoftojnë se sot, rreth orës 13:00 në rr. “Xhon Kenedi” në Shkup, nëpunës policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor-Seksioni i Hetimeve e kanë privuar nga liria H.K. (52) nga Shkupi.
Ai është kërkuar me dy urdhërarreste në bazë të urdhëresave gjyqësore nga Gjykata Themelore Penale Shkup për vuajtjen e dënimit me burg prej gjithsej një viti e shtatë muaj për vepra penale të kryera “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje” sipas nenit 236 dhe 235 të Kodit Penal. Personi është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Shkup për vuajtjen e dënimit. qa/ab/
Foto: МIА arkivi