• e diel, 06 tetor 2024

Arrestohet hajduti në Shkup

Arrestohet hajduti në Shkup

Shkup, 23 gusht 2023 (MIA) - Në Shkup dje në orën 12:30 , nëpunës policorë të Njësisë për Çështje Kriminalistike pranë NJPB Kisella Vodë e kanë privuar nga liria GJ.K. (41) nga Republika e Serbisë, me vendqëndrim të përkohshëm në Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerje të veprave penale në bazë të nenit 235 dhe nenit 236 të Kodit Penal.

"Më vonë me urdhëresë gjyqësore, është kryer bastisje në shtëpinë ku ai qëndron, gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar më shumë sende të cilat rrjedhin nga veprat penale", informuan sot nga MPB-ja

Personi është në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, NJPB Aerodrom dhe Draçevë kundër tij do të parashtrojë kallëzim përkatës. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR