• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Arrestohet babai i nxënësit të dyshuar për të shtënat masive në një shkollë në Xhorxhia

Arrestohet babai i nxënësit të dyshuar për të shtënat masive në një shkollë në Xhorxhia

Atlanta, 6 shtator 2024 (MIA) - Autoritetet në shtetin federal të Xhorxhias sot arrestuan babanë e të dyshuarit për të shtënat në shkollën e mesme "Apalaçi", 14-vjeçarin Kolt Grej i cili vrau katër dhe plagosi nëntë të tjerë dhe ngritën aktakuzë kundër tij.

"Në koordinim me Prokurorin e qarkut Bred Smit, Zyra shtetërore për hetimi të Xhorxhias arrestoi 54-vjeçarin Kolin Grej në lidhje me të shtënat në shkollën e mesme "Apalaçi". Kolin është babai i Kolt Grej”, njoftoi Zyra në rrjetin social “X”.

Babai dhe djali vitin e kaluar u morën në pyetje nga shërbimet lokale në qarkun fqinj Xhekson në lidhje me kërcënimet në internet për të shtëna masive në shkollë, por më pas u konstatua se nuk kishte bazë për arrestimin e tyre, njoftoi FBI të mërkurën.

Gjatë hetimit në atë kohë, babai deklaroi se zotëronte armë gjuetie në shtëpi, por se djali i tij nuk kishte qasje të pakufizuar në to, ndërsa Kolt Grej mohoi të kishte bërë kërcënime në internet, shton FBI.

Pas arrestimit të tij të sotëm, babai i Kolt Grej, Kolin është akuzuar për vrasje nga pakujdesia, vrasje të shkallës së dytë dhe sjellje të vrazhdë ndaj fëmijëve. Të tre akuzat dalin nga ajo që babai nuk ka kufizuar qasjen e djalit në armën e tij. Nxënësi që kreu masakrën akuzohet për katër vrasje me paramendim. qa/

Foto: arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR