• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arrestohen 12 persona pas incidentit në ndeshjen Trabzonspor – Fenerbahçe

Arrestohen 12 persona pas incidentit në ndeshjen Trabzonspor – Fenerbahçe

Trabzon, 18 mars 2024 (MIA) - Organet turke të përndjekjes kanë arrestuar 12 persona pas zënkës në ndeshjen e kampionatit mes Trabzonsporit dhe Fenerbahçes (2:3) të luajtur mbrëmë.

"Ndaj 12 personave të identifikuar deri më tani ka nisur procedimi gjyqësor dhe administrativ. Hetimi vazhdon", ka shkruar ministri turk për Punë të Brendshme, Ali Erlikaja.

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino e quajti absolutisht të papranueshme dhunën brenda dhe jashtë fushës.

Në fund të takimit, tifozët e Trabzonsporit kanë hyrë në fushë dhe kanë sulmuar fizikisht lojtarët e ekipit mysafir. Pasi arbritrat tentuan t'i ndajnë, lojtarët e Fenerbahçes vrapuan drejt zhveshtores, ndërsa ndaj tyre u gjuajtën shishe dhe sende të tjera.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR