• e mërkurë, 26 mars 2025

Armata ukrainase shkatërroi katër helikopterë rusë dhe kompleksin e radarëve

Armata ukrainase shkatërroi katër helikopterë rusë dhe kompleksin e radarëve

Kiev, 24 mars 2025 (MIA)  - Forcat e operacioneve speciale të Forcave të Armatosura të Ukrainës, në bashkëpunim me Drejtorinë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, forcat raketore dhe artilerinë, kanë shkatërruar dy helikopterë rusë Ka-52 dhe dy Mi-8 në rajonin rus Belgorod.

Ka-52 është një helikopter sulmues për zbulim dhe sulme ndaj objektivave tokësore, ndërsa Mi-8 është helikopter transportues i përdorur nga ushtria ruse për të transportuar personel dhe mallra, si dhe për të mbështetur operacionet tokësore.

Ukrainform raportoi gjithashtu se forcat e operacioneve speciale kanë shkatërruar kompleksin rus të radarëve Utios-TM, i cili gjurmonte aeroplanët, raketat dhe dronët ukrainas brenda një rrezeje prej 360 kilometrash. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR