Armata izraelite ka dhënë afat një orë për evakuimin e njerëzve nga spitali Al Shifa në Gazë
- - Armata izraelite sot në mëngjes ka dhënë afat prej një orë që t'i evakuojë njerëzit nga spitali "Al Shifa" në qytetin Gazë, transmetojnë agjencitë e huaja.
- Post By Fitore Curri
- 10:26, 18 nëntor, 2023

Jerusalem, 18 nëntor 2023 (MIA) - Armata izraelite sot në mëngjes ka dhënë afat prej një orë që t'i evakuojë njerëzit nga spitali "Al Shifa" në qytetin Gazë, transmetojnë agjencitë e huaja.
Operacioni ushtarak izraelit në kompleksin e institucioneve mjekësore vazhdon tashmë katër ditë.
Rreth 2.300 njerëz - pacientë, personel mjekësor dhe njerëz të zhvendosur - gjenden në spitalin "Al Shifa" dhe shqetësimi ndërkombëtar për fatin e tyre po rritet.
Izraeli thotë se lëvizja islamiste Hamas, e cila e kontrollon Rripin e Gazës, e shfrytëzon spitalin më të madh në territorin palestinez si bazë ushtarake. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s