• e hënë, 23 dhjetor 2024

Armata bjelloruse po kryen stërvitje me mercenarët e grupit "Vagner" përgjatë kufirit me Poloninë

Armata bjelloruse po kryen stërvitje me mercenarët e grupit

Minsk, 20 korrik 2023 (MIA) - Ministria bjelloruse e Mbrojtjes kumtoi sot se armata bjelloruse vazhdon me stërvitjet e përbashkëta me luftëtarët e grupit mercenar rus "Vagner" në poligonin ushtarak në afërsi të qytetit Brest, në kufi me Poloninë, transmetojnë mediumet britanike.

Mercenarët e kompanisë private ushtarake ruse "Vagner" do të ndihmojnë në trajnimin e forcave speciale të armatës bjelloruse gjatë stërvitjeve në poligonin ushtarak në afërsi të kufirit me Poloninë, ceket në kumtesën e Ministrisë.

Pronari i grupit "Vagner", Evgenij Prigozhin dje përmes video porosisë i përshëndeti luftëtarët e vet në tokën bjelloruse dhe i porositi se tashmë nuk do të luftojnë në Ukrainë. Ai i urdhëroi ata ta trajnojnë ushtrinë bjelloruse dhe të mbledhin fuqi për edhe një "udhëtim në Afrikë".

"Gjatë javës, njësitë e forcave për operacione speciale, së bashku me përfaqësuesit e grupit mercenat, do të kryejnë detyra për stërvitje ushtarake në poligonin ushtarak në Brest", shtojnë nga Ministria.

Polonia në fillim të këtij muaji kumtoi se do të dërgojë 500 polakë për ta përforcuar sigurinë në kufirin e saj me Bjellorusinë dhe për t'u përballur me numrin e rritur të emigrantëve të cilët e kalojnë kufirin, si dhe me kërcënimet potenciale, pasi që mercenarët e "vagnerit" ishin zhvendosur në Bjellorusi, theksojnë mediumet britanike. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR