• e martë, 24 dhjetor 2024

Arlind Farizi ky emër i pendës dhe i edukimit të gjeneratave të reja

Arlind Farizi ky emër i pendës dhe i edukimit të gjeneratave të reja

Shkup, 31 korrik 2023 (MIA) - Gjuhëtari, shkrimtari dhe poeti Arlind Farizi, ithtar i pendës së ditëve të sotme dhe edukimit të brezave të rinj shprehet se libri i shtypur dhe letra për të është referencë e sigurt dhe e pazëvendësueshme me atë të librit elektronik.

Në një bashkëbisedim me MIA-n, ai zbulon pak më tepër për librat e tij dhe atë se sa lexojnë të rinjtë sot dhe si të stimulohen ata.

Lidhur me atë se a lexojnë të rinjtë mjaftueshëm shprehet se ka rënie të dukshme të lexueshmërisë, janë fëmijë të taçskrinit, e bashkë me ta edhe ne lexojmë në telefon, lap top, ajpade (ipad).

"Nuk ka ndonjë filtër që e ndalon këtë fenomen kaotik të teskteve që na servohen. Nuk është zi, ka edhe formate të tjera ueb portale serioze që e kultuvojnë letërsinë e mirë, të cilat luajnë rol serioz ne afirmimin e letërsisë dhe autorëve, pa dallim. Megjithatë libri i shtypur, letra për mua mbetet referencë e sigurt, dhe e pazëvendësueshme me atë të librit elektronik...", shprehet ai.

Sipas tij stimulimi i të rinjve për të lexuar është proces terapeutik dhe një kronologji librash e kohës dhe moshës së lexuesit dhe rol të madh në këtë proces kanë mësimdhënësit që nga shkolla fillore deri në Universitet.

"Stimulimi, nxitja e dashurisë ndaj librit është proces terapeutik, kronologji librash të kohës dhe moshës së lexuesit dhe tematikave të specializuara për nivele të caktuara lexuesish. Nis me letërsinë për fëmijë, dhe perfundon me bashkëkohoren. Janë disa faza të njohjes së letërsisë ndërsa rol të madh që të rriten gigat e dashurisë ndaj librit të letërsisë ka edhe mësimdhënësi i fillores dhe i të mesmes per t'u korrur në fund me profesorin e Univeristetit. Dashuria ndaj letërsisë është e hershme dhe duhet rritur si lulja", potencon shkrimtari Farizi.

Prof.dr. Arlind Farizi, është mësimdhënës i rregullt në programin studimor Gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tetovës si dhe ekspert i jashtëm ndërkombëtar në Agjencinë e Akreditimit në Kosovë.

Opusi i tij i pasur krijues përfshin përmbledhje me poezi tregime, ese dhe monografi studimore ndër të cilat veçohen "Romeo patjetër duhet të vdesë" – tregime, "Diçka si dashuri" – tregime, "Paturpësia e mendimit" – poezi, "Tjetri" – ese, "Universi i vendlindjes në lirikat e Murat Isakut" – monografi shkencore, "Tipologjia e personazheve në romanet e Ismail Kadaresë" – monografi studimore, "Jepi zë pikëllimës" – tregime, "Kur të shtrij butë në prozë" – tregime, "Dashuri në kohën e Feisbukut" – tregime, "Letërsia e Evropës Juglindore 1" – studim, "Letërsia dhe kultura e telefonizimit" – studim,  "Praktikumi i gjuhës shqipe" – material krestomaci, "Këngë që dëgjohen nga sedilja e pasme e veturës" – tregime, "Dridhem mos po të harroj" – tregime.

Libri i parë që e ka botuar është "Romeo patjetër duhet të vdesë" në vitin 2001 dhe janë përmbledhje e shkrimeve të para si gjimnazist dhe siç shprehet është libri që ka brenda sinqeritetin, atë që e thoshte Lasgushi, se autori duhet të jetë i sinqertë me lexuesin, ndërsa libri i fundit "Dridhem mos po të harroj", përmbledhje tregimesh, skicash, tregime që ruajnë një emërues të përbashkët dashurinë, erotikën.

Lidhur me atë se çfarë zhanresh preferon të shkruaj ai dhe cilin libër cilës grupmoshë ia preferon, thotë se është i fokusuar te përmbledhjet me poezi, tregimi, sepse lexuesi i sodit kërkon të lexoje tekste sa më të shkurtra, koncize pasi mendon se është larguar nga romani ose drama.

Sa i pëket promovimit të librave me organizime ceremonish thotë se ka hequr dorë nga promovimet, klasike, salla dhe mysafirë, pasi në ditët e sotme gjithçka jepet dhe shpërndahet në platformat digjitale, feisbuk, portale...

Në gjuhë të tjera i ka përkthyer poezi si pjesë e antalogjive të ndryshme ndërsa vepra "Dashuri në kohën e Feisbukut" është perkthyer në maqedonisht dhe pritet të botohet ketyre diteve. 

Doc.dr Arlind Farizi lindi më dy janar 1984 në Tetovë. Shkollën fillore e ka mbaruar në fshatin Nerasht dhe të mesmen në Gjimnazin e përgjithshëm “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë. Studimet universitare i ka mbaruar në Universitetin “Kiril dhe Metodij” - Shkup për Gjuhë dhe letërsi shqipe ndërsa ato pasdiplomike në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Studimet e ciklit të tretë i përfundoi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Filologjisë dhe Historisë, departamenti i Letërsisë ku mbron disertacionin e doktoratës me temë: “Tipologjia e personazheve në romanet e Ismail Kadaresë" ku e mori gradën shkencore doktor i studimeve letrare. Krahas angazhimit në procesin mësimor, ai është marrë me hulumtime shkencore në fushën Filologjisë dhe studimeve letrare të botuar në revista shkencore ndërkombëtare, me pjesëmarrje në tubime shkencore ndërkombëtare dhe pjesëmarrje në projekte ndërkombëtare.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR