• e diel, 19 maj 2024

Apasiev për MIA-n: Sa më shumë deputetë të majtë në Parlament, aq më e madhe garancia se nuk do të ketë bullgarë në Kushtetutë

Apasiev për MIA-n: Sa më shumë deputetë të majtë në Parlament, aq më e madhe garancia se nuk do të ketë bullgarë në Kushtetutë

Shkup, 1 maj 2024 (MIA) - E Majta pret të dyfishojë rezultatin e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe të fitojë nga 80 në 120 mijë vota në zgjedhjet parlamentare me projeksion prej tetë deri në 12 deputetë në varësi të pjesëmarrjes. Kryeministrin e ardhshëm e porosisin se baza për negociata është Platforma maqedonase për unitet kombëtar. Sa më shumë deputetë të majtë në Kuvend, aq më e madhe është garancia se nuk do të ketë bullgarë në Kushtetutë, shprehet në intervistë për MIA-n kryetari i së Majtës, Dimitar Apasiev.

Lidhur me rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, Apasiev shprehet se ai personalisht priste nga 60 deri në 80 mijë vota, por që edhe me 41 mijë E Majta e kaloi vetë provimin e maturës për të mbledhur 10 mijë nënshkrime pa asnjë koalicion dhe pastaj për të shkuar në zgjedhje me mbështetjen e një kandidati të pavarur.

- Nga aspekti i rezultateve, ju thashë, prisja nga 60 deri në 80, janë 42 mijë, por tani po hyjmë në zgjedhjet tona kryesore, dhe këto janë ato parlamentare për të cilat kemi praktikisht një atu në dorë, e këto janë dy deputetët që ishim në Kuvend, kështu që këto janë rrethanat materiale. I pranojmë si të tilla, nuk dëshpërohemi. Përkundrazi, ne mësojmë nga përvoja dhe shkojmë tani për të fituar, për të dyfishuar këtë rezultat, për të fituar praktikisht – projeksioni ynë është nga 80 në 120 mijë vota, sepse statistikisht, zgjedhjet parlamentare gjithmonë kanë një pjesëmarrje më të lartë se zgjedhjet presidenciale dhe se pjesëmarrja në këtë rast arrin në një shifër prej rreth 100 votash që do të shkojnë në votime dhe ato janë kryesisht vota proopozitare dhe prandaj presim të rritemi në zgjedhjet parlamentare", shprehet Apasievi.

Ne, thekson Apasiev, shkojmë me një projeksion prej tetë deri në 12 deputetësh në varësi të pjesëmarrjes dhe kështu që nëse shikoni – po, nuk mund të ketë Qeveri pa të Majtën, veçanërisht një qeveri promaqedonase, përndryshe mund të ketë një qeveri pa të Majtën në çdo moment, por kjo, siç thekson ai, është një qeveri në dy platformat e tjera që ne nuk i përfaqësojmë dhe me të cilat nuk negociojmë – platformat e Sofjes dhe Tiranës, ndërsa ne ofrojmë një platformë maqedonase.

- Dhe ajo do të jetë baza për të negociuar me çdo kryeministër të ardhshëm që do të ketë nevojë për mandatet e së Majtës për të shtyrë një platformë maqedonase. Është në pesë pika, shumë e thjeshtë për të ndaluar shantazhin që kemi parë për dy dekada pas Marrëveshjes Kornizë, dhe ky është shantazh i federalizimit, shpërbërjes së shtetit dhe shantazhimit nga pakica shqiptare me qëllim – e shohim se si janë, me çdo zgjedhje janë gjithnjë e më të mëdhenj dhe tani shkojnë në atë që të shfuqizojnë 20 për qind, për të futur shqipen si gjuhë kushtetuese, që do të thotë kantonizim klasik. Pastaj vjen puna që të mos zgjidhet një president në zgjedhje me votim të fshehtë, por me anë të Badinterit në Parlament, Sela deklaronte parlamente dydhomëshe. Pra, këto janë platformat dhe populli më në fund duhet të vendos për cilën platformë. Tre platforma janë në lojë. Ne përfaqësojmë atë maqedonase dhe do të shohim se deri ku do të arrijmë ”, thekson Apasievi.

Sipas Apasievit, e Majta nuk ka pse të hyjë në Qeveri dhe nuk është e përqendruar në mënyrë rigoroze për të ardhur vetëm në pushtet, duke nënvizuar se ata kanë treguar se mund të jenë të dobishëm për Republikën madje edhe si opozitë me dy deputetë. Megjithatë, ai sqaron, nëse kryeministri i ardhshëm konsideron se është i shantazhuar nga VLEN ose nga BDI-ja, dhe na ofron bashkëpunim, kjo, siç shprehet ai, është platforma jonë maqedonase në pesë pika.

"Me këtë platformë, ne më në fund vendosim vija të kuqe dhe u bëjmë thirrje të gjitha partive maqedonase të bashkohen pas kësaj platforme sepse çdo kryeministër i ri tregon se ai është gjithnjë e më i butë ndaj pakicës shqiptare. Kjo është e papranueshme sepse ose po ndërtojmë një shtet bashkëkohor laik dhe modern ose po kthehemi në shekullin e 19-të. Prandaj, ne ofrojmë këtë koncept", sqaron Apasievi.

I pyetur pse, megjithëse fokusi i programit të tyre janë të drejtat e punëtorëve, nga fushata aktuale theksi është më shumë në masat populiste, Apasiev thotë se një narrativë e tillë imponohet në media dhe se ata duhet të ndjekin atë që po i plasohet publikut.

- Në opinion për momentin, tema më e rëndësishme janë bullgarët në Kushtetutë, parlamentet dydhomëshe, tema të tilla, brohoritet e UÇK. Pra, gjithçka shkon në nacionalizëm, nacional-shovinizëm, etnotribalizëm, dhe si rrjedhojë nëse doni në atë ring ne jemi gati dhe në atë ring për të boksuar, flas me armiqtë tanë politikë. Si rrjedhojë, ne si të Majtë, socialistë nuk ikim nga çështjet kombëtare ndërsa trajtojmë edhe çështjen e klasave", thekson Apasievi.

Programi i së Majtës, sipas Apasievit, është radikal në shumë segmente, por real - agazhohet për uljen e orarit të punës nga tetë në gjashtë orë, dyfishimin e pushimit të lindjes nga nëntë në 18 muaj dhe zvogëlimin e pensionimitt për dy vjet, domethënë gratë në 60, e burrat në 62 vjet. Gjithashtu, e Majta është e vetmja që angazhohet për taksë progresive, e cila, siç thekson, është dallimi praktikisht midis të majtëve dhe të djathtëve. Ai thekson se e Majta është gjithashtu i vetmja që propozon legjislacion kundër zhvatjes dhe partia e vetme që mbron heqjen e përmbaruesve privatë.

Për atë se si do të sigurohen mjete për politikat e tilla, Apasievi shprehet se kjo do të bëhet përmes rregullimit bankar dhe reformave tatimore – masa që nuk janë të reja dhe që funksionojnë aty ku ne synojmë, e që është Bashkimi Evropian.

"Pra, përmes rregullimit të sektorit bankar, duke ulur provizionet dhe interesat, ju po lironi miliona që do të mbeten te populli. Kjo është njëra reformë. Dhe e dyta është reforma e tatimit progresiv për të cilën angazhohemi vetëm ne. Kjo do të thotë se të pasurit paguajnë më shumë tatime, të varfërit dhe punëtorët paguajnë më pak tatime. Ne jemi të vetmit që parashikojmë tatim korporativ, si dhe një taksë luksi", sqaron Apasievi.

I pyetur se ku e Majta do ta ndihmonte më shumë vendin nga aspekti kadrovik, nëse ka shansin, Apasievi shprehet se pozicioni më i fuqishëm është kryetar i parlamentit.

"Nëse shikoni nga aspekti kadrovik, më i fuqishëm është pozicioni i kryeparlamentarit për momentin. Seriozisht. Unë e pashë këtë që nga mandati i parë parlamentar dhe ai pozicion nëse e keni, ju jeni një figurë shumë e fuqishme jo vetëm politike, por edhe partiake dhe për këtë arsye është një gabim strategjik që LSDM-ja ia dha atë vend BDI-së dhe kjo tani u shihet në rezultatin. Përfundimisht, realizohet teza jonë që e kemi parashikuar katër vjet më parë, e cila është e provueshme në aspektin politik empirik, e kjo është pasokizimi i LSDM-së dhe kjo është duke u bërë. E shihni se LSDM po përjeton një rënie drastike prej 200 mijë votash për herë të parë në histori, kjo nuk i ndodhi as Shekerinskës ose Buçkovskit, por i ndodhi Taçes, kështu që kjo është pikërisht sepse ata në pushtetin ligjdhënës nëse jeni partia më e madhe nëse nuk keni karrigen e kryeparlamentarit ju nuk keni asgjë. Si rrjedhojë , ai precedent i rrezikshëm me zgjedhjen e Talat Xhaferit, nëse kthehemi historikisht, Gruevski kurrë nuk ia dha vendin e kryeparlamentarit një partie tjetër, mos harroni – ishte gjithmonë ose Lubisha Georgievski ose Trajko Veljanovski, që do të thotë njeriu i tij i partisë sepse e dinte se ishte një pozicion shumë i fuqishëm. Si rrjedhojë, nëse shohim në aspektin kadrovik çfarë synon E Majta, po drejt karriges së kryeparlamentarit", deklaroi Apasievi.

Për atë se si E Majta planifikon të garantojë se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, Apasievi shprehet se me dy veta nuk mund të parandalojnë "nëse kanë marrë përsipër të ndryshojnë, por me 10-12 mundemi sigurisht" sepse, siç thekson ai, kjo bërje e negociatave nuk do të shkojë lehtë.

"Nëse do të kishim një numër solid deputetësh atëherë nëse këto shantazhe rrëzohen dhe nëse kryeministri duhet të shkojë me kusht me ne dhe të negociojë atëherë ne nuk do të pranojmë kushte të tilla dhe nga këtu janë garancitë. Pra, sa më shumë deputetë të majtë në Kuvend, aq më e madhe është garancia se nuk do të ketë bullgarë në Kushtetutë", thekson Apasievi.

Balancuesi, sipas Apasievit, është një plagë kancerogjene për shoqërinë dhe ka nevojë për një sistem merite më në fund veçanërisht në administratën publike ku njerëzit do të jenë në gjendje të vijnë në bazë të cilësive të tyre, ndërsa për Marrëveshjen kornizë ai thotë se ishte një marrëveshje paqeje që duhej të kishte zgjatur përkohësisht.

"Tregojuni punëtorëve në tranzicion se të drejtat e fituara nuk janë të humbura, do të shihni se çfarë do t'ju tregojnë. Siç gëlltisnim petulla, ka ardhur koha që të tjerët të gëlltisin petulla, maqedonasi, veçanërisht me shfaqjen e së Majtës, nuk mund të jetë inferior në vendin e tij, dhe ne jemi këtu si faktorë politikë për ta realizuar atë disi, dhe ky nuk është nacionalizëm. Unë nuk pajtohem me atë tezë sepse çështjet klasore dhe kombëtare janë çështje të përziera, këtë e treguan edhe themeluesit e këtij shteti, në mënyrë që përmes luftës klasore, ata përmes Luftës Nacional Çlirimtare erdhën deri te KAÇKM-ja. Si rrjedhojë, këto dy lufta janë të ndërthurura dhe ne po i udhëheqim të dyja paralelisht", sqaron Apasievi.

 

Lidhur me paralajmërimet e së Majtës për shfuqizimin e asaj që thonë të gjitha marrëveshjet e dëmshme për shtetin, i pyetur nëse beson se ka një zgjidhje më të mirë ose se thjesht nuk ka probleme fare, Apasievi shprehet se ka një zgjidhje sovrane dhe ka një zgjidhje juridike, duke theksuar se në të drejtën një aktgjykim, e ndryshon me aktgjykim, një ligj e ndryshoni me ligjj, ndërsa një vendim në referendum ose plebishit e ndryshoni vetëm me vendim të ri.

"Të mos harrojmë se Marrëveshja e Prespës është e paligjshme sipas të gjitha edhe të drejtës kushtetuese vendore edhe të drejtës publike ndërkombëtare. Përse? Për shkak se fillimisht është nënshkruar për herë të parë nga një titullar i saj, ai është ministri i Punëve të Jashtme, edhe pse sipas Kushtetutës vetëm Presidenti mund ta nënshkruante atë. Së dyti, Ligji për ratifikimin është një ligj i paligjshëm që u publikua në “Gazetën zyrtare” pa nënshkrimin e Presidentit për herë të parë në historinë e Maqedonisë së pavarur. Prandaj, de jure ai ligj nuk ekziston. Së treti, është miratuar përmes veprave penale. Mos harroni se ka pasur një tërheqje të veshëve të tetë deputetëve nga DPMNE të cilëve u është dhënë amnisti për krimet në mënyrë që të votojnë dhe kjo është një shkelje e Konventës së Vjenës, në mënyrë që pas të gjitha uzanseve të jetë një marrëveshje e pavlefshme, një marrëveshje joekzistente, një marrëveshje e pavlefshme dhe ajo që duhet të themi si shtet është të deklarojmë se ajo është e tillë dhe argumenti më i madh është se ai nuk ka kaluar një referendum", shprehet Apasievi.

Lidhur me moton “Një shans për të rinjtë, të pakorruptuarit në Kuvend”, Apasievi thekson se ata tashmë kanë dëshmuar se janë të pakorruptuar dhe se struktura e moshës së deputetëve të propozuar nga E Majta është nga 30 deri në 40 vjeç dhe u bën thirrje të rinjve të votojnë në mënyrë masive dhe të mos abstenojnë si tani.

Aleksandar Atanasov

Foto: MIA

Video dhe montazhi: Andrej Brankoviq dhe Vlladimir Rabasoviq

QËNDRONI TË LIDHUR