• e mërkurë, 03 korrik 2024

Anulohet kthimi i volejbollistëve të Maqedonisë së Veriut në Shkup, rrufeja ka goditur aeroplanin, me të cilin po fluturonin

Anulohet kthimi i volejbollistëve të Maqedonisë së Veriut në Shkup, rrufeja ka goditur aeroplanin, me të cilin po fluturonin

Shkup, 28 maj 2024 (MIA) - Kthimi i vojelbollistëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët morën pjesë në turneun e Ligës së Artë evropiane në Belgjikë, është anuluar edhe për një ditë, për shkak se rrufeja e ka goditur aeroplanin gjatë fluturimit nga Cyrihu në Shkup pas së cilës piloti vendosi të kthehet në Cyrih.

Volejbollistët pritet në mëngjes me fluturim të ri të kthehen në Shkup.

Ngjarjen e ka konfirmuar kapiteni i skuadrës seniore, Nikolla Gjorgiev për "Ekipa", i cili ka deklaruar se rrufeja e ka goditur aeroplanin teksa po fluturonin, pas çka piloti ka vendosur të kthehet në Cyrih. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR