Anketa e IPIS: Mickoski është politikani më popullor, qytetarët presin që qeveria e re të jetë më e mirë se ajo e mëparshme
- Qytetarët e vendit kanë besimin më të madh te Hristijan Mickoski, më shumë se gjysma presin që qeveria e re të jetë më e mirë se ajo e mëparshme, një e treta kanë mendim pozitiv për përbërjen e Qeverisë së re, ndërsa nëse do të kishte zgjedhje numrin më të madh të votave do të fitonte VMRO- DPMNE, tregon anketa e Institutit për Hulumtime Politike (IPIS) e kryer përmes telefonit me mostrëen e 1089 të anketuarve të rritur në periudhën 18-21 qershor 2024.
Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Qytetarët e vendit kanë besimin më të madh te Hristijan Mickoski, më shumë se gjysma presin që qeveria e re të jetë më e mirë se ajo e mëparshme, një e treta kanë mendim pozitiv për përbërjen e Qeverisë së re, ndërsa nëse do të kishte zgjedhje numrin më të madh të votave do të fitonte VMRO- DPMNE, tregon anketa e Institutit për Hulumtime Politike (IPIS) e kryer përmes telefonit me mostrëen e 1089 të anketuarve të rritur në periudhën 18-21 qershor 2024.
Në pyetjen se te cili politikan keni më shumë besim, 27,8 për qind kanë zgjedhur Hristijan Mickoskin, 8,4 për qind te Ali Ahmeti, 4,8 për qind besim te Maksim Dimitrievski, 3,3 për qind besim te Dimitar Apasiev, 2,5 për qind Stevo Pendarovski, 2,3 për qind Branko Cërvenkovski, te Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti gna 2,2 për qind, te Afrim Gashi, Arben Taravari dhe Dimitar Kovaçevski nga 1,8 për qind, Zoran Zaev 1,7 për qind, ndërsa te Nikolla Gruevski 0,9 për qind.
Te asnjë politikan nuk besojnë 25,9 për qind e të anketuarve.
Se struktura e re qeverisëse e VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it do të jetë më e mirë se ajo e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së, besojnë 55,8 për qind e të anketuarve, 11,1 kanë mendim negativ, 21,9 janë përgjigjur se do të jetë njësoj, ndërsa 11,2 për qind nuk e dinë ose nuk kanë përgjigje.
Përbërja e re qeveritare e udhëhequr nga kryeministri Mickoski është vlerësuar pozitivisht nga 33,2 për qind, deri diku pozitivisht 20,8, deri diku negativisht 8,9, negativisht 15,1, ndërsa 21,9 për qind nuk dinë ose nuk kanë përgjigje.
Nëse do të ketë zgjedhje parlamentare javën e ardhshme, 28,0 për qind e të anketuarve do të votonin për VMRO-DPMNE-në, 10,1 për LSDM-në, 8,9 për BDI-në, 7,8 për VLEN, 4,7 për të Majtën dhe 3,1 për qind për Lëvizjen ZNAM.
Përgjigje për asnjë kanë dhënë 13,0, nuk kanë dashur të thonë15,5, nuk e dinë 8,6 për qind, jashtë të theksuarave do të votonin 0,3 për qind e të anketuarve.
Hulumtimi u krye duke përdorur një mostër të rastësishme e cila u stratifikua për të ruajtur përfaqësimin e popullatës. IMPIS thekson se respekton specifikat demografike të popullsisë si strukturën gjinore, grupmoshat, nivelin arsimor dhe përkatësinë etnike, me ndarjen e duhur të të anketuarve sipas vendbanimit dhe njësisë zgjedhore, ku Shkupi merret si subjekt i veçantë për shkak të veçorive të tij.
Hulumtimi është kryer për nevojat e IPIS-it për të analizuar vlerësimet e palëve. Anketa u financua nga fondet e veta të IPIS. ls/
Foto: IPIS