• e shtunë, 04 janar 2025

Anketë: Shumica e gjermanëve e mbështesin idenë për forca ndërkombëtare paqësore në Ukrainë, por pa pjesëmarrje të armatës gjermane

Anketë: Shumica e gjermanëve e mbështesin idenë për forca ndërkombëtare paqësore në Ukrainë, por pa pjesëmarrje të armatës gjermane

Berlin, 2 janar 2025 (MIA) - Shumica e gjermanëve e mbështesin idenë për forca ndërkombëtare paqësore në Ukrainë në rast të armëpushimit, por pa pjesëmarrje të armatës gjermane, tregoi anketa e publikuar sot.

Hulumtimi i Institutit YouGov për agjencinë DPA tregoi se 56 për qind e të anketuarve mbështesin dërgimin e forcave në Ukrainë. Por, mbështetja për pjesëmarrje të ushtarëve gjermanë në mision të tillë është shumë më e vogël, ndërsa me të dakordohen vetëm 23 për qind e gjermanëve.

Prej tyre 33 për qind janë kundër pjesëmarrjes së forcave gjermane, ndërsa 19 për qind janë plotësisht kundër çfarëdo lloj misioni ndërkombëtar në Ukrainë. Një e katërta e të anketuarve nuk kanë mendim për këtë temë.

Anketa është mbajtur në internet, në periudhë prej 20 deri më 23 dhjetor dhe përfshiu 2.194 njerëz nga të gjitha pjesët e Gjermanisë. ab/

Fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR