• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Angellov: Për momentin më serioz është zjarri në Nikoliq të Dojranit, paraqet rrezik t'i kaplojë pyjet përreth

Angellov: Për momentin më serioz është zjarri në Nikoliq të Dojranit, paraqet rrezik t'i kaplojë pyjet përreth

Shkup, 12 korrik 2025 (MIA) - Për momentin më serioz është zjarri në fshatin e Dojranit Nikoliq në afërsi të kufirit me Greqinë. Është zjarri i cili është aktiv tashmë disa ditë. Herët në mëngjes dërguam një helikopter të armatës, i cili saktësisht veproi përgjatë linjës së zjarrit, por, për shkak të erës e cila vazhdimisht po e ndërron drejtimin e vet, ky zjarr ishte mjaft i vështirë për t'u vënë nën kontroll, deklaroi sot pasdite drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Stojançe Angellov.

Sipas tij, meqenëse është përhapur në territor më të madh, paraqet rrezik që t'i kaplojë edhe pyjet përreth.

"Në bashkëpunim me kolegët nga ana greke të cilët ofruan mbështetje me dy kanaderë e aktivizuam Mekanizmin evropian për mbrojtje civile për prëdorim të këtyre kanaderëve të cilët duhet të veprojnë. Sipas nevojës në dispozicion kemi edhe një helikopter policor dhe një të armat[s, si dhe dy ER traktorë të DMSH-së, sepse i dyti pak më parë ateroi në Shkup", tha Angellov.

Informoi se pak më parë shpërtheu një zjarr i ri në territorin e Kriva pallankës në afërsi të vendit ku ishte aktiv një zjarr para disa ditëve.

Gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, siç informoi Angellov, janë regjistruar mbi 40 zjarre në ambiente të hapura. ab/

Foto: DMSH

QËNDRONI TË LIDHUR