ANEB kryen presion ndaj Iranit që të japë përgjigje për rezervat e zhdukura të uraniumit
- – Shefi i organit mbikëqyrës të KB-së për energji bërthamore – ANEB, Rafael Grosi, sot kreu presion shtesë mbi Iranin të japë përgjigje për vendin ku gjendet uraniumi që është me pastërti të afërt deri në shkallën që të krijojë armë bërthamore.
- Post By Fitore Curri
- 17:30, 19 nëntor, 2025
Vjenë, 19 nëntor 2025 (MIA) – Shefi i organit mbikëqyrës të KB-së për energji bërthamore – ANEB, Rafael Grosi, sot kreu presion shtesë mbi Iranin të japë përgjigje për vendin ku gjendet uraniumi që është me pastërti të afërt deri në shkallën që të krijojë armë bërthamore.
Grosi, transmeton DPA, porositi qartë se Teherani duhet “pa shtyrje” të dorëzojë raport për gjendjen e objekteve të saja bërthamore dhe të gjithë materialin e ruajtur në to.
Pas sulmeve ajrore dhe raketore izraelite dhe amerikane ndaj programit bërthamor të Iranit, në qershor, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) nuk ka qasje në uranium iranian, ndërsa bëhet fjalë për më shumë se 400 kilogramë uranium të pasuruar deri në pastërtinë prej 60 për qind.
Besohet se materiali është në objektet e dëmtuara nga sulmet. Ekspertët bëjnë të ditur se me pasurimin shtesë kjo sasi e uraniumit do të jetë e mjaftueshme për përgatitje të disa kokave bërthamore.
Teherani mohon se dëshiron të fitojë armë bërthamore.
Këshilli i guvernatorëve të ANEB këtë javë mblidhet në Vjenë. Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe SHBA-ja përgatitën rezolutë me të cilën i bëjnë thirrje Iranit t’i japë agjencisë informacione dhe qasje “të plotë dhe të pashmangshme”, transmetoi DPA.
Votimi për rezolutën, e cila nuk përfshin mundësi për çfarëdo lloj sanksione për mosrespektim të saj, pritet më vonë këtë javë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s