• e premte, 05 dhjetor 2025

Andonovski: Portali uslugi.gov.mk është sporteli i parë në të cilin merren të gjitha shërbimet në shtet

Andonovski: Portali uslugi.gov.mk është sporteli i parë në të cilin merren të gjitha shërbimet në shtet

Shkup, 25 qershor 2025 (MIA) - Ministria e Transformimit Digjital ishte harruar për shtatë vite, filluam nga minusi, ndërkaq jo nga zeroja sepse projekti i fundit wë mbahet mend ishte 2Kompjuter për çdo fëmijë". tani e kemi portalin uslugi.gov.mk si sportel i parë në të cilin merren të gjitha shërbimet në shtet, me ambivien që numri i tyre të rritet dhe ato t'i shfrytëzojnë sa më shumë qytetarë.

Këtë në tribunë të VMRO-DPMNE-së në Prilep "Rritja ekonomike dhe transformimi digjital" e theksoi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski i cili kumtoi se kur para një viti hyri në Ministri, portalin brenda muajit e sjfrytëzonin vetëm 900 qytetarë, ndërsa muajin e kaluar ka pasur 6100 shfrytëzues.

Në mënyrë që t'u afrohen e-shërbimet, hapen edhe qendra për shërbime, ka tre të tolla - në Jegunovc, Shtip dhe Aerodrom, paralajmëroi edhe dhjetë deri në fund të këtij viti.

Ministri kumtoi e po rritet edhe numri i institucioneve të cilat përfshihen në Platformën për interoperabilitet. Foli edhe për ligjet dhe strategjinë për siguri kibernetike, si dhe për masat e ndërmarra për përballje me bixhozin iëegal onlajn. ab/

Foto: Arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR