Andonovski në takim me udhëheqësit e USAID-it në Uashington
- Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski këto ditë është për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit të tij, ai ka zhvilluar takim me përfaqësues të lartë të USAID-it në Uashington, informojnë nga Ministria.
- Post By Fami Bajrami
- 16:12, 4 dhjetor, 2024

Shkup, 4 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski këto ditë është për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit të tij, ai ka zhvilluar takim me përfaqësues të lartë të USAID-it në Uashington, informojnë nga Ministria.
Në takim u diskutua për projektet rajonale dhe kombëtare të USAID-it, në të cilat jemi përfshirë si shtet dhe si Minstri, ndërsa në fokus të diskutimit ka qenë siguria kibernetike, lufta kundër korrupsionit dhe digjitalizimi i shërbimeve publike për qytetarët.
Vizita në Uashington vazhdoi me takime dypalëshe dhe ngjarje shumëpalëshe. rq/
Foto: Ministria e Transformimit Digjital