• e martë, 11 mars 2025

Andonovski: Ministria e Transformimit Digjital do të akordojë 95 milionë denarë për filmin për Toshe Proeskin

Andonovski: Ministria e Transformimit Digjital do të akordojë 95 milionë denarë për filmin për Toshe Proeskin

Shkup, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski paralajmëroi se me nismë të kryeministrit Hristian Mickoski, Ministria do të akordojë 95 milionë denarë për xhirimin e filmit për Toshe Proeskit. Ministri thotë se ky është një nga projektet më të rëndësishme, që do ta shënojë jetën e yllit më të madh bashkëkohor maqedonas.

"Ideja ka rrjedhë nga MRTV dhe në bashkëproduksion nga Maqedonia dhe Ballkani, por kuptohet inspirimi, nisma, kryesisht e ky kryesuar kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski dhe në koordinim me ministrin e Kulturës dhe Ministrinë e Financave, në përocedurë eksprese të shpejtë janë siguruar fonde", theksoi Andonovski në emisionin e mëngjesit në MTV

Do të xhirohet një film artistik, dokumentar dhe TV-serial dedikuar Toshe Proeskit. Mbështetës i projektit është RTVM, si bshkkëproduksion do të përfshihen disa televizione kombëtare nga Ballkani, ndërsa mjetet financiare do të sigurohen nga buxheti i Maqedonisë përmes Ministrisë së Transformimit Digjital. mb/

Foto: Ministria e Transformimit Digjital

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR