• e hënë, 23 dhjetor 2024

Andonovski: Këtë javë do të fillojmë iniciativën për ndryshime ligjore në FSSH, rasti i Leonidit nuk është i vetmi

Andonovski: Këtë javë do të fillojmë iniciativën për ndryshime ligjore në FSSH, rasti i Leonidit nuk është i vetmi

Shkup, 26 shkurt 2024 (MIA) - Zëvendës avokati i popullit, Jovan Andonovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me rastin e Leonid Indovit tha se këtë javë do të fillojë puna e iniciativës që parasheh ndryshime në aktet ligjore dhe nënligjore të Fondit për sigurim shëndetësor (FSSHRMV) në drejtim të vlerësimit të secilit rast individualisht, dhe jo të kategorizimit të objekteve.

Ai theksoi se deri tani nuk kanë asnjë reagim nga Fondi lidhur me iniciativën e paralajmëruar. 

"Deri tani nuk ka asnjë reagim nga ana e FSSHRMV-së. Ne paralajmëruam iniciativë. Në atë iniciativë do të fillohet të punohet këtë javë. Me të parashikojmë ndryshime në ligj dhe në akte nënligjore, veçanërisht të akteve nënligjore të FSSH-së të cilat janë të vjetruara dhe të pazgjidhura. Ndryshimet do të ishin në drejtim të vlerësimit individual të çdo rasti, ndaj nuk është e mundur të kategorizohen rastet vetëm nëse bëhet fjalë për trajtim apo rehabilitim, veçanërisht për ato raste kur bëhet fjalë për gjendje kërcënuese për jetën e pacientëve", deklaroi sot Andonovski pas pjesëmarrjes në konferencën "Ukraina - dy vjet heroizëm" në Shkup.

Ai ka konfirmuar se rastet e Leonid Indovit dhe Jani Ivanovit nga Negotina nuk janë të vetmit, por ka disa raste në të cilat FSSH-ja për të siguruarit nuk ofron trajtim adekuat.

Andonovski ka thënë se familjes së Leonidit i janë dhënë këshilla juridike se në cilin drejtim ankesa e tyre duhet të dërgohet në komisionin e nivelit të dytë dhe pret që komisioni t'i përgjigjet kërkesës së tyre.

"Para kësaj, komisioni i shkallës së parë të FSSHRMVka refuzuar kërkesën për mjekim të të riut Leonid Indov në një spital në Austri sepse sipas Rregullores së FSSHRMV-së për mënyrën e përdorimit të shërbimeve shëndetësore për personat e siguruar jashtë vendit 'rehabilitimi mjekësor' nuk është përgjegjësi e Fondit. Pas marrjes së vendimit nga Komisioni i shkallës së parë, familja e Leonidit ka të drejtë ankese brenda 15 ditëve në Komisionin e shkallës së dytë. I riu Leonid Indov në korrik të vitit të kaluar u lëndua gjatë pushimeve në Greqi. Më datën 6 të këtij muaji ai është transportuar me helikopter në një objekt shëndetësor në Austri me iniciativë të familjarëve. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR