• e premte, 11 tetor 2024

Andonovski - Gir: BE-ja do të ndihmojë në transformimin digjital të vendit

Andonovski - Gir: BE-ja do të ndihmojë në transformimin digjital të vendit

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sot realizoi takim me shefin e Misionit të Bashkimit Evropian, ambasadorin Dejvid Gir, ku biseduan për reformat e ardhshme në rrugën e integrimeve evropiane me theks në transformimin dixhital të proceseve.

Siç theksohet në kumtesën e Ministrisë së Transformimit Digjital, Andonovski ka theksuar se digjitalizimi është prioritet i lartë i kësaj qeverie, se është i pashmangshëm për çdo shoqëri dhe pikërisht për këtë, sa më shpejt të realizojmë transformimin e shoqërisë, paralelisht duke ndërtuar aftësi te qytetarët, aq më shpejt do të ndërtojmë institucione efikase, llogaridhënëse dhe të përgjegjshme.

Andonovski shtoi se për një kohë të gjatë ka pasur një qasje të pakoordinuar për këtë çështje që ka penguar përparimin dhe se ky realitet po ndryshon përmes aktivitetit sistemor të Ministrisë së Transformimit Digjital, i cili përfshin infrastrukturën dhe lidhjen digjitale, aftësitë dhe kompetencat digjitale, ekonominë digjitale në epoka të teknologjive të reja TIK, besim dhe siguri, si dhe integrim ekonomik.

"Qytetarët me të drejtë kërkojnë jetë më të mirë, ndërsa Qeveria është plotësisht e përkushtuar për standard më të mirë dhe përmbushje të kritereve të larta për integrim", theksoi Andonovski.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimin e projekteve në kuadër të Programit për Evropë digjitale, i cili hap mundësi të shkëlqyera për qytetarët, institucionet publike dhe organizatat e ndryshme për të aplikuar dhe përfituar nga financimi prej 7,5 miliardë eurosh.

"Mbështetja që vjen nga BE-ja është e një rëndësie të madhe për vendin tonë dhe është sinjal për tejkalimin efikas dhe efektiv të sfidave gjatë procesit të integrimit. Përkundër koncesioneve dhe anulimeve të shumta që nuk janë vlerësuar plotësisht, ne mbetemi të vendosur për të ushqyer vlerat e përbashkëta, parimet demokratike dhe partneritetin kyç me BE-në, i cili luan rolin më të rëndësishëm në zhvillimin e shtetit sipas standardeve evropiane, theksoi Andonovski", qëndron në kumtesën. ls/ 

Foto: MSHIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR