• e mërkurë, 03 korrik 2024

Anëtarët e Këshillit të Atlantikut të Veriut për vizitë dyditëshe në Sarajevë

Anëtarët e Këshillit të Atlantikut të Veriut për vizitë dyditëshe në Sarajevë

Bruksel, 1 shkurt 2024 (MIA) - Me ftesë të Bosnja e Hercegovinës, anëtarët e Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAK) të udhëhequr nga zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mirçea Xhoana, sot dhe nesër do të qëndrojnë për vizitë në Sarajevë.

Siç kumtoi Aleanca, vizita do të fillojë me një takim të Xhoanas dhe përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të NATO-s me anëtarët e Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq, Zhelka Cvijanoviq dhe Zhelko Komshiq.

Pasdite delegacioni i NAK do të takohet me kryesuesen Borjana Krishto dhe anëtarët e Këshillit të ministrave të BeH-së, si dhe me përfaqësues të udhëheqësive të dy dhomave të Asamblesë Parlamentare të vendit.

Temë e bisedave do të jetë bashkëpunimi praktik ndërmjet NATO-s dhe Bosnja e Hercegovinës.

Nesër, Xhoana dhe ambasadorët e anëtarëve të NATO-s do ta vazhdojnë vizitën në BeH me takime të përfaqësuesve nga sektori civil dhe me studentë nga disa universitete në vend, pas së cilës do ta vizitojnë bazën ushtarake "Rajlovac".

Përveç me përfaqësuesit vendor, delegacioni i NAK do të takohet edhe me komandanten e shtabit të NATO-s në Sarajevë, gjeneralen e brigadës Pamela Mekgaha, me komandantin e ri të Forcave të Bashkimit Evropian në BeH (EUFOR-ALTEA), gjeneral-majorin Laslo Shtic, përfaqësuesin e lartë për Bosnja e Hercegovinën, Kristijan Shmit dhe me përfaqësues tjerë të bashkësisë ndërkombëtare në vend. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR