• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ançeloti për evazionin fiskal: Jam i pafajshëm

Ançeloti për evazionin fiskal: Jam i pafajshëm

Madrid, 8 mars 2024 (MIA) - Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti ka demantuar mundësinë që të shkojë në burg për shkak evazionit fiskal.

Në mediat spanjolle dolën informacione se ndaj italianit është ngritur padi për evazion fiskal. Dyshohet se ai në periudhën 2014/15 ka kryer keqpërdorim financiar prej një milion eurosh.

Ançeloti mohoi spekulimet se ai po përballet me një pezullim pesëvjeçar.

"Burg? Është një histori e vjetër, ka filluar para tetë viteve. Prokuroria mendoi se unë jetoja atje, gjë që nuk është e vërtetë. Unë tashmë e kam paguar gjobën. Unë jam i pafajshëm", deklaroi Ançeloti.

Trajneri madrilen nuk është i pari që akuzohet për këtë lloj mashtrimi, ka ndodhur edhe me Kristiano Ronaldon, Zhose Murinjon, Serhio Ramosin dhe shumë të tjerë.

Të gjithë ata e pranuan fajin në gjykatë dhe u dënuan financiarisht. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR