• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ambasadorja gjermane Dreksler drejtuar Kacarskës: Forca dhe përkushtimi juaj do të mbeten frymëzim për shumicën

Ambasadorja gjermane Dreksler drejtuar Kacarskës: Forca dhe përkushtimi juaj do të mbeten frymëzim për shumicën

Shkup, 28 maj 2024 (MIA) - Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Dobrilla Kacarska sot realizoi takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Dreksler, me rastin e përfundimit të mandatit si dhe bashkëpunimit disavjeçar të suksesshëm.

 Në takim, siç njoftoi Gjykata Kushtetuese, u theksua kënaqësia e përbashkët nga projektet dhe aktivitetet e realizuara në Gjykatën Kushtetuese me mbështetjen e Republikës Federale të Gjermanisë.

 Dreksler shprehu mirënjohje të sinqertë personale për Kacarskan për atë që është punuar dhe rezultuar nga bashkëpunimi gjatë mandatit trevjeçar dhe rezultatet e arritura në drejtim të përmirësimit të punës së Gjykatës.

 "Në fund të mandatit tuaj, ju falënderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer. Forca juaj dhe bashkëpunimi do të mbeten një frymëzim për shumicën", theksoi Dreksler në takim. 

 Ky është takimi i dytë zyrtar i ambasadores gjermane Petra Dreksler me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Dobrila Kacarska gjatë mandatit të saj. Gjykata Kushtetuese gjatë tre viteve të fundit, ka forcuar bashkëpunimin e saj me fondacionin gjerman IRZ, i cili hartoi një studim mbi nevojën për të paraqitur një ankesë kushtetuese, ndërsa përmes projekteve të tjera dhe organizatave joqeveritare të mbështetura nga Republika Federale e Gjermanisë, janë mbajtur takime në Gjykatën Kushtetuese në Slloveni dhe janë organizuar konferenca me ekspertë të njohur vendor dhe ndërkombëtar për çështjen e ankesës kushtetuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut. qa

Foto: Gjykata Kushtetuese

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR