Ambasadori i BE-së, Rokas për vizitë në Ohër
- – Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas sot do ta vizitojë komunën Ohër si pjesë e nismës për afrimin në BE dhe procesin e integrimit të vendit deri te popullata lokale.
- Post By Fitore Curri
- 07:45, 10 korrik, 2025
Shkup, 10 korrik 2025 (MIA) – Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas sot do ta vizitojë komunën Ohër si pjesë e nismës për afrimin në BE dhe procesin e integrimit të vendit deri te popullata lokale.
Delegacioni i BE-së në Shkup njoftoi se Rokasi do ta fillojë vizitën me takim me kryetarin Kiril Pecakov dhe anëtarët e Këshillit Komunal.
“Gjatë takimeve do të theksohen përfitimet nga anëtarësimi drejt BE-së si dhe ndikimi konkret në mbështetjen e BE-së ndaj jetës së përditshme në rajon”, bëhet e ditur në kumtesë.
Pas takimeve, ambasadori Rokas do ta vizitojë Shërbimin Alpinist të Shpëtimit në Ohër, projekt i mbështetur në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ambasadori i BE-së nesër do ta vizitojë komunën Strugë ku në “Jurop Haus Strugë” do të takohet me sipërmarrës të rinj lokalë “me të cilët do t’i shqyrtojnë nismat e drejtuara drejt uljes së emigrimit të të rinjve dhe fuqizim të strukturës shoqërore të rajonit”. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s