• e martë, 17 shtator 2024

Ambasadori bullgar është ftuar në MPJTJ, është shprehur shqetësim për shkak të devijimit nga protokolli dhe është kërkuar sqarim shtesë

Ambasadori bullgar është ftuar në MPJTJ, është shprehur shqetësim për shkak të devijimit nga protokolli dhe është kërkuar sqarim shtesë

Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) - Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme sot është thirrur ambasadori i Republikës së Bullgarisë, Zheljasko Radukov, ku, siç informojnë nga Ministria është shprehur shqetësim nga Ministria për shkak të devijimi nga protokolli për fotografimin e dy Presidentëve, me ç'rast në mënyrë plotësuese është kërkuar sqarim nga pala bullgare.

"Në bisedë me ambasadorin bullgar është precizuar se takimi dhe dreka e përbashkët e dy Presidentëve kanë kaluar në atmosferë miqësore. Në mënyrë plotësuese, ambasadorit Radukov i është thënë se  Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme është befasuar keq nga deklarata e fundit e ambasadorit Angell dimitrov, kryesues i pjesës bullgare nga Komisioni i përbashkët ekspert multidispilinar dhe çështje arsimore, të dhënë në emisionin "Ofansiva me Lubomir Ognjanov" në "NOVA Vesti". Deklarata në thelb e prish parimin se kryesuesi i komisionit ekspert nuk duhet të japë deklarata politike për Qeverinë fqinje, e cila është e zgjedhur në mënyrë legjitime. Konsiderojmë se kjo deklaratë është joadekuate dhe e paprecddent", thuhet në kumtesën e MPJTJ-së.

Në takimin në MPJTJ-së, të ambasadorit Radukov gjithashtu i është transmetuar se Republika e Maqedonisë së Veriut edhe më tej mbetet e përkushtuar në zhvillimin pozitiv, avancimin dhe përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët për dy vendet dhe kombet e tyre, për çka është konfirmuar gatishmëria edhe nga pala tjetër.

Për shkak të fotografimit para flamurit bullgar të presidentëve Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska Davkova në takimin e pardjeshëm në Sofje, nga pala maqedonase është paralajmëruar notë proteste për ambasadorin bullgar në vend Zheljasko Radukov. Demarshi i ambasadorit bullgar, siç bëjnë të ditur burime nga Ministria e Punëve të Jashtme, do të bëhet nga drejtori i Drejtorisë përgjegjëse për rajonin.

Takimi Radev-Siljanovska Davkova ishte pjesë e aktiviteteve të presidentes maqedonase gjatë vizitës së saj në Sofje me rastin e shfaqjes së Operës së Maqedonisë në Sofje me "Nabuko", si hap i diplomacisë kulturore. Në delegacionin e RMV-së ishin ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mutsunski dhe ministri i Kulturës, Zoran Lutkov.

Ambasadori i sapoemëruar i Bullgarisë, Zheljasko Radukov, më 10 shtator ia dorëzoi letrat kredenciale presidentes Siljanovska Davkova, duke zëvendësuar ambasadorin e mëparshëm Angell Angellov. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR