• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takimi i punës së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini me deputetët e Bundestagut

Takimi i punës së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini me deputetët e Bundestagut

Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) - Përfaqësues nga Komisioni i Kuvendit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini  dhe nga Komisioni për Punë dhe Plotikë Sociale nga Bundestagu Gjerman sot kanë mbajtur takim pune, në të cilin kanë biseduar për tema me qëllim të shkëmbimit të politikave dhe zgjidhjeve eksperimentale për përmirësimin dhe mbështetjen e politikave në lidhje me punësimin e personave me aftësi të kufizuara, mbrojtjen e fëmijëve, sistemin e pensioneve. 

Siç bënë të ditur nga Kuvendi, kryetarja e Komisionit për Politikë Sociale, Ilire Dauti hapi takimin e punës duke i njoftuar të pranishmit për kompetencat e këtij Komisioni dhe cilat fusha i mbulon.

 

"Në diskutimin e të pranishmëve u trajtuan disa tema, me qëllim të shkëmbimit të politikave dhe zgjidhjeve eksperimentale për përmirësimin dhe mbështetjen e politikave në lidhje me punësimin e personave me aftësi të kufizuara, mbrojtjen e fëmijëve, sistemin e pensioneve, të drejtat e natyrës sociale, natalitetin, arsimimin profesional të dyfishtë", theksohet në kumtesën e Kuvendit.

Në fund të takimit, të dyja palët theksuan përkushtimin për vazhdimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy komisioneve. 

Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR