• e martë, 17 shtator 2024

Mucunski - Val: Forcimi i bashkëpunimit dhe ruajtja e paqes në rajonin e OSBE-së

Mucunski - Val: Forcimi i bashkëpunimit dhe ruajtja e paqes në rajonin e OSBE-së

 Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot ka realizuar takim me shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Val.

Në takim, siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, është  konfirmuar bashkëpunimi shumëvjeçar me OSBE-në në fusha të ndryshme, ndërsa u shpreh mbështetje për përpjekjet e Organizatës që synojnë forcimin e bashkëpunimit dhe ruajtjen e paqes në rajonin e OSBE-së. 

 

Të dy bashkëbiseduesit, siç theksohet në njoftim, kanë shprehur kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet OSBE-së dhe institucioneve të Maqedonisë së Veriut, dhe e konfirmuar gatishmërinë për vazhdimin e tij.

Mucunski dhe Val kanë shkëmbyer mendime për aktivitetet aktuale të Misionit dhe së bashku rikonfirmuan përkushtimin për vazhdimin e projekteve që mbështesin proceset reformuese të Qeverisë së re. 

Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme 

 

QËNDRONI TË LIDHUR