• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ambasadori bullgar refuzoi notën e protestës, shqetësim të shprehur gojarisht për devijimin nga protokolli i rënë dakord dhe është kërkuar shpjegim shtesë

Ambasadori bullgar refuzoi notën e protestës, shqetësim të shprehur gojarisht për devijimin nga protokolli i rënë dakord dhe është kërkuar shpjegim shtesë

 Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) - Ambasadori bullgar Zheljasko Radukov, i cili sot pasdite ishte thirrur në MPJ të Maqedonisë së Veriut për shkak të lëshimit diplomatik të mosvendosjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut në takimin e presidentes Gordana Siljanovska Davkova me Rumen Radevin në Sofje, ka refuzuar ta marrë notën e protestës. Siç konfirmojnë për MIA-n nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ambasadori bullgar e ka refuzuar notën e protestës, me përmbajtjen e së cilës është njoftuar gojarisht nga ana e drejtorit i cili e ka zhvilluar bisedën.

Nga MPJTJ, paraprakisht  përmes një komunikate informuan se në Ministri sot është thirrur ambasadori Radukov, ku është shprehur shqetësim për shkak të devijimit nga protokolli i dakorduar për fotografimin e dy presidentëve dhe është kërkuar sqarim shtesë nga pala bullgare.

"Në bisedë me ambasadorin bullgar është precizuar se takimi dhe dreka e përbashkët e dy presidentëve kanë kaluar në atmosferë miqësore. Në mënyrë plotësuese, ambasadorit Radukov i është thënë se  Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme është befasuar keq nga deklarata e fundit e ambasadorit Angell Dimitrov, kryesues i pjesës bullgare nga Komisioni i përbashkët ekspert multidispilinar dhe çështje arsimore, të dhënë në emisionin "Ofensiva me Lubomir Ognjanov" në "NOVA Vesti". Deklarata në thelb e prish parimin se kryesuesi i komisionit ekspert nuk duhet të japë deklarata politike për Qeverinë fqinje, e cila është e zgjedhur në mënyrë legjitime. Konsiderojmë se kjo deklaratë është joadekuate dhe e paprecddent", thuhet në kumtesën e MPJTJ-së. 

 Në takimin në MPJTJ-së, të ambasadorit Radukov gjithashtu i është transmetuar se Republika e Maqedonisë së Veriut edhe më tej mbetet e përkushtuar në zhvillimin pozitiv, avancimin dhe përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët për dy vendet dhe kombet e tyre, për çka është konfirmuar gatishmëria edhe nga pala tjetër.

Për shkak të fotografimit para flamurit bullgar të presidentëve Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska Davkova në takimin e pardjeshëm në Sofje, nga pala maqedonase është paralajmëruar notë proteste për ambasadorin bullgar në vend Zheljasko Radukov. Demarshi i ambasadorit bullgar, siç bëjnë të ditur burime nga Ministria e Punëve të Jashtme, do të bëhet nga drejtori i Drejtorisë përgjegjëse për rajonin. 

 Takimi Radev-Siljanovska Davkova ishte pjesë e aktiviteteve të presidentes së Maqedonisë së Veriut gjatë vizitës së saj në Sofje me rastin e shfaqjes së Operës së Maqedonisë në Sofje me "Nabuko", si hap i diplomacisë kulturore. Në delegacionin e RMV-së ishin ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ministri i Kulturës, Zoran Ljutkov.

 Ambasadori i sapoemëruar i Bullgarisë, Zheljasko Radukov, më 10 shtator ia dorëzoi letrat kredenciale presidentes Siljanovska Davkova, duke zëvendësuar ambasadorin e mëparshëm Angell Angellov. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR