• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ambasada e Spanjës organizon koncert me rastin e 30 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Madridit dhe Shkupit

Ambasada e Spanjës organizon koncert me rastin e 30 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Madridit dhe Shkupit

Shkup, 4 qershor 2024 (MIA) - Ambasada e Spanjës në Shkup organizon koncert me rastin e 30 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Spanjës dhe Maqedonisë së Veriut, e cila do të mbahet sonte me fillim në orën 20 në Sallën Kamertale të Filarmonisë. 

Në koncert, siç njoftojnë nga Ambasada, do të performojnë artistë të njohur të Maqedonisë - "magjistari i pianos" Dino Imeri, si dhe orkestra kamertale "ID Chamber Orchestra", nën dirigjimin e maestra Diana Imeri Ilkoska.

Programi përbëhet nga vepra të kompozitorëve të Maqedonisë dhe Spanjës: Tomisllav Zografski, Vanja Gjumar Nikollovski, Dijana Imeri Ilkoska, Damir Imeri, Manuel de Fala, Frederik Mompu dhe Isak Albenis. Disa prej veprave do të kenë premierën e tyre në Shkup dhe nëpër botë, njoftojnë nga Ambasada e Spanjës në Shkup. qa/

Foto: Ambasada e Spanjës, poster

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR