• e mërkurë, 12 mars 2025

Alternativa: Kryetari Zeqirija Ibrahimi takon Shkëlqesinë e Tij, ambasadorin e Republikës së Çekisë, z. Jaroslav Ludva

Alternativa: Kryetari Zeqirija Ibrahimi takon Shkëlqesinë e Tij, ambasadorin e Republikës së Çekisë, z. Jaroslav Ludva

Shkup, 19 dhjetor 2024 

Sot, në selinë qendrore të Alternativës, kryetari Zeqirija Ibrahimi, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i partisë, Amir Elezi, priti në takim ambasadorin e Çekisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Tij, z. Jaroslav Ludva. Në qendër të diskutimeve ishin çështjet e eurointegrimit dhe avancimi i proceseve demokratike në vend.

Gjatë takimit, kryetari Ibrahimi theksoi përkushtimin e Alternativës për të mbështetur reformat e nevojshme që forcojnë sundimin e ligjit, luftojnë korrupsionin dhe përmirësojnë qeverisjen në përputhje me standardet evropiane. Ai gjithashtu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar atë si një partner të rëndësishëm në këtë proces.

Nga ana tjetër, ambasadori Ludva shprehu mirënjohjen për angazhimin e Alternativës në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian. Ai nënvizoi se përparimi në këtë drejtim kërkon përkushtim të vazhdueshëm dhe reforma të guximshme, duke siguruar se Çekia mbetet një mbështetëse e fuqishme e Maqedonisë së Veriut.

Foto. Alternativa

________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR