• e martë, 05 nëntor 2024

Alternativa: Grupet punuese të VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së kanë arritur marrëveshje që për kryetar të Parlamentit të propozohet Afrim Gashi

Alternativa: Grupet punuese të VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së kanë arritur marrëveshje që për kryetar të Parlamentit të propozohet Afrim Gashi

Shkup, 28 maj 

Grupet punuese të VLEN-it, si përfaqësues legjitim i shqiptarëve dhe VMRO DPMNE-së si fituese e zgjedhjeve, në kuadër të bisedimeve për formimin e qeverisë me sukses e kanë përmbyllur harmonizimin e programeve zgjedhore dhe kanë arritur marrëveshje që për kryetar të Parlamentit të propozohet Afrim Gashi.

Ndërkohë njoftojmë opinionin se grupet punuese intensivisht vazhdojnë negociatat për eshalonin e dytë dhe të tretë. Shumë shpejt si shtet do të kemi një qeveri evropiane, e përkushtuar për rritje ekonomike, investime dhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve.

Alternativa

________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR