• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aliu: Planifikohet zgjidhje ligjore për portalet dhe të gjitha komunikimet elektronike

Aliu: Planifikohet zgjidhje ligjore për portalet dhe të gjitha komunikimet elektronike

Shkup, 16 maj 2023 (MIA) - Kemi një grup pune ku të gjitha proceset analizohen në bazë të aktiviteteve të qytetarëve dhe nxënësve në vendin tonë. Shumë shpejt do të dalim me analiza dhe zgjidhje të bazuara në këtë. Gjithashtu dua të informoj se ne si shtet po planifikojmë të krijojmë një zgjidhje ligjore, ku do të vendosim portalet dhe të gjitha komunikimet elektronike dhe transformimin e proceseve në formë digjitale për të pasur një zgjidhje ligjore. Kështu është përgjigjur sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, në pyetjen e një gazetari se a ka pasur takim me ministrin e Arsimit dhe ç'farë është përcaktuar për përdorimin e rrjeteve sociale.

I pyetur nëse bëhet fjalë vetëm për Tik-Tok, ai është përgjigjur se bëhet fjalë për të gjitha rrjetet sociale.

Gjithashtu do të duhet të analizohet koha e kaluar para pajisjeve digjitale. E dini që të rinjtë dhe institucionet arsimore duhet të prezantojnë edhe aktivitete jashtëshkollore në të cilat të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit do të informohen për rrjetet sociale, përmbajtjet digjitale dhe përdorimin e pajisjeve digjitale", nënvizoi ministri.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot e promovuan e-shtetësinë. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR