• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aliu: Ligji për sigurinë e sistemeve informative të rrjetit do të sigurojë nivel të lartë të sigurisë

Aliu: Ligji për sigurinë e sistemeve informative të rrjetit do të sigurojë nivel të lartë të sigurisë

Shkup, 6 tetor 2023 (MIA) - Ligji për sigurinë e sistemeve informative të rrjetit dhe transformimin digjital do të sigurojë nivel të lartë të sigurisë së sistemeve informative dhe të rrjetit në vend  dhe gjithashtu ndërtim dhe zgjerim të infrastrukturës së TI-së, gjegjësisht transformim digjital më efikas dhe më efektiv të republikës sonë, theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu në konferencën e sotme për shtyp pas debatit publik në të cilën u diskutua për Ligjin e sigurisë së sistemeve informative të rrjetit dhe transformimit digjital.

Aliu shtoi se do të sigurohet shkallë e lartë e përgjegjësisë me qëllim që të sigurohet zhvillim për zgjidhjet softuerike inovative në sistem.

Siç informoi ai, pritet ligji në afat prej dy javësh të kalojë në seancë të Qeverisë për të arritur në Kuvend. Ai beson se për një muaj e gjysmë ligji do të miratohet. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR