• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ali Ahmeti nga Shkupi: Mati fjalët Mickovski, se fjalë mbas fjale nis belaja

Ali Ahmeti nga Shkupi: Mati fjalët Mickovski, se fjalë mbas fjale nis belaja

Shkup, 21 prill 2024

Fronti Europian sonte në sheshin Maqedonia në Shkup mbajtu tubimin qendror në prani të mijëra qytetarëve të cilët japin mbështetjen këtij koalicioni që do të triumfojë më 24 prill në zgjedhjet presidenciale dhe më 8 maj në zgjedhjet parlamentare.

Para të pranishmëve fjalim mbajti kryetari i BDI Ali Ahmeti i cili u shpreh se më 24 prill do të ketë Referendum derisa më 8 maj të kurorëzojmë fitoren e madhe historike të Frontit Europian.

Në vazhdim fjalimi i plotë:

Hristijan, populli im thotë gurë mbi hurë bëhet kalaj e fjalë mas fjale nis belaja, mos nis bela dhe mati fjalët se je i ri dhe të çet akoma buza tamël.

Ky front dikujt mund t’i vijë pak mërzi se këta të rinj thërrasin UÇK por UÇK-ja është ajo që e bëri Maqedoninë, dhe i bëri me indentitet edhe komunitetet më të vogla.

Falenderues ishte edhe i ndjeri Trajkovski se thaUÇK-ja mëa njohu identitetin fetar. UÇK-ja, ka qenë çlirimatre, që shiptarët sot të jenë zot në shtëpitë e veta. Ne kurrë të huajën se kemi dasht por për të jonin kemi luftuar e kemi derdh gjak.

Prandaj le t’i masin fjalët mirë se ky shtet e ka vendin në Europë dhe atje mundemi të shkojmë vetëm bashkë. E kaluara është e dhimbshme, dhe nuk duhet harruar por duhet të luftojmë të gjithë që kjo e kaluar të mos përsëritet por të shohim se si ta ndërtojmë të ardhmen.

Dhe e ardhmja është bashkimi vullnetar, dhe me mision fisnik për të gjithë qytetarët për integrimin e vendit në BE. 

Ardhmëri ka vendi vetëm me anëtarsimin në BE. Ne jemi të gjithë bashkë për të dhënë disa porosi, të dëgjojnë të gjitha ata se ne nuk garojmë e konkurojmë as në zonën tre e në zonën katër, mobilizohen që ne të mos fitojmë andej le ta shohin që sonte nuk do t’i marri gjumi do të harrojnë edhe treshin edhe katrë.

Vëllezër e motra, të bashkuar nuk ka gjë që nuk arrihet, me sa skepticizëm flisinin se nuk bëhet kryeministri shqiptarë, ca talleshin dhe sot le ta përballoë Talat Xhaferi është kryeministër. Bujar Osmani kandidat më i mirë as te thoni nuk e arrinë dot gjatë të tjerët.

Andaj të mobilizohemi fortë t’i rrënojmë barikadat se ky vend ështëp edhe i yni këti gjak ka derdh Nexhat Agooli, Pjetër Gordani, e bijtë ma të mirë të UÇK-së prandja t’i dalim zot tapisë të mos thyhemi më asnjë betejë, më 8 maj dhe 24 prill është referendum ta dëshmojmë se ky vend e ka në Europë vendin.

_________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
 

 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR