• e premte, 05 dhjetor 2025

Al-Hilali i ofron Isakut 686 mijë euro në javë

Al-Hilali i ofron Isakut 686 mijë euro në javë

Londër, 26 korrik 2025 (MIA) – Futbollisti i Njukasllit, Aleksandar Isak mund ta vazhdojë karierën në Arabinë Saudite, publikoi "The Guardian".

Sipas medias britanike, Al-Hilal është i interesuar për suedezin 25-vjeçar të cilët janë të gatshëm t'i ofrojnë lojtarit një pagë prej 686.000 euro në javë.

Liverpuli është gjithashtu i interesuar për sulmuesin, por nuk është në gjendje t'ia ofrojë atë pagë lojtarit.

Isak ka luajtur 42 ndeshje në sezonin 2024/25, duke shënuar 27 gola dhe 6 asiste. Portali Transfermarkt e vlerëson futbollistin në rreth 120 milionë euro.

 Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR